E BUJSHME/ “Eksod” masiv te Partizani? 11 futbollistë e mbyllin me të kuqtë, mes tyre edhe liderët me kapitenët
Partizani mbylli një sezon të vështirë, vetëm si vend i pestë dhe pa trofe apo Europë. Të kuqtë duhet të mendojnë për të ardhmen, ndërsa po përballen me një pjesë të rëndësishme të ekipit që janë në fundin e kontratës.

Aktualisht rezultojnë 11 lojtarë të Partizanit, të cilët janë të lirë pas këtij edicioni. Disa prej tyre kanë opsion rinovimi, por klubi nuk ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit.
Bëhet fjlalë për liderë siç vërehet edhe në listën e “transfermarkt”, por edhe lojtarët që kanë mbajtur shiritin e kapitenit si Alban Hoxha, Marçelino Preka dhe David Atanaskoski. Mbrojtja shfaqet si reparti më i prekur, teksa pikërisht aty shfaqen pa kontratë edhe Saliu Sembene, Altin Bytyçi, Albion Marku dhe Karlos Martinez.
Në mesfushë ndërkohë janë dy emra. Redon Ismaili dhe Amos Nondi, që shfaqen po ashtu pa kontratë pas këtij sezoni. Në sulm ndërkohë janë emrat e Vusal Isgandarlit dhe Albers Kekos.
Me lojtarët në fjalë, mund të ndërtohet edhe një formacion që do të ishte konkurrues nga mbrojtja në sulm. “Panorama Sport” e sjell formacionin në fjalë, duke e rreshtuar 5-3-2.
PARTIZANI(5-3-2): Hoxha; Atanaskoski, Bytyçi, Preka, Sembene, Martinez; Ismaili, Nondi, Marku; Keko, Isgandarli.
LISTA E LOJTARËVE

PANORAMASPORT.AL













