Dy serbë përballë njëri-tjetrit, Partizani dhe Elbasani rikthejnë emocionet e sezonit të kaluar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2025 | 21:56

Dy serbë përballë njëri-tjetrit, Partizani dhe Elbasani rikthejnë emocionet e sezonit të kaluar

Partizani dhe Elbasani kanë krijuar një rivalitet të ri nga edicioni i kaluar. Në katër përballjet mes tyre, gjithçka është në baraspeshë. Verdheblutë me entuziazmin e një klubi të ri, që u ndërtua duke pasur sukses në çdo kategori. Dhe po ashtu pjesëmarrja e parë në elitë mund të konsiderohet e suksesshme, edhe pse u mbyll me një vend të pestë.

partizani elbasani

Me vetëm 3 pikë më shumë, të fituara në përballjen direkte të javës së fundit, kryeqytetasit siguruan vendin e katërt që garantoi pjesëmarrjen në “Final Four” dhe Europë. Partizani ia doli kështu që në takimin e fundit, të regjistronte fitoren e parë në histori përballë AF Elbasanit. Interesant është fakti se të gjithë takimet mes dy skuadrave kanë prodhuar gola. E njëjta histori pritet edhe për ndeshjen e së shtunës, programuar për javën e katërt të Superiores.

Në edicionin e kaluar, Partizani dhe Elbasani regjistruan fitore në shtëpitë respektive, me rezultatin 2-0. Shifrat 1 me 1 dhe 2 me 2 janë parë, kur ndeshjet u mbyllën në paqe. Futbollisti që duhet t’u frikësohen “demat” është Ibrahima Dialo. Padyshim risia e këtij sezoni për Elbasanin ku është treguar rrezik konstant për mbrojtësit kundërshtarë. Te Partizani ndërkohë nuk mund të evidentohet një futbollist i tillë për këtë fillim sezoni. Përballë do vendosen dy trajnerë serb. Gvozdenoviç që e njeh mjaft mirë realitetin në Shqipëri, ndërsa Milinkoviç që po mësohet sërish.

PANORAMASPORT.AL