Dy mungesa me “peshë” te Bylisi, si pritet të rreshtohet ndaj kampionëve në fuqi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 24, 2026 | 10:33

Dy mungesa me “peshë” te Bylisi, si pritet të rreshtohet ndaj kampionëve në fuqi

Bylisi pas dy disfatave radhazi, do të synojë kthesën në takimin që starton sot në orën 13:30 në “Adush Muçaj”, ndërsa trajneri Josa pritet që të hedhë në fushë më të mirët.bylisKryeqytetasi i pankinës mallakastriote ka punuar shumë në aspektin psikologjik me skuadrën, bashkë edhe me stafin. Lojtarët nga ana e tyre zotohen se ndaj Egnatias do të synojnë më të mirën, duke dhënë maksimumin e tyre.

MUNGESAT – Bylisi ka pasur mungesa në takimet e fundit në kampionat dhe Kupën e Shqipërisë. Në ndeshjet e fundit, trajneri Mirel Josa bashkë edhe me stafin kanë bërë lëvizjet më të mira të mundshme, ndërsa nisur edhe nga afrimet dhe largimet që ka pasur këtë periudhë, nuk janë kufizuar alternativat.

Megjithatë, sot ndaj Egnatias, Bylisi nuk do të ketë për lojë Abubakar Kamaranë dhe mbrojtësin e qendrës Bruno, dy mungesa me “peshë”.BYLIS

ERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL