Dy dyshime dhe dy mungesa, ja plani i Shkëmbit për kampionët e vendit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2025 | 9:27

Dy dyshime dhe dy mungesa, ja plani i Shkëmbit për kampionët e vendit

Në sfidën e sotme ndaj Egnatias, Tirana do të ketë disa mungesa të rëndësishme.tiranaSë pari, jashtë është Rafael, i cili me shumë mundësi do ta nisë nga stoli. I dyti është Abel Abah. Futbollisti ishte në “Skënder Halili”, por ndiente dhimbje në gju. Më pas dy të dëmtuarit e zakonshëm, Ismajli dhe Meta, që kanë mbyllur sezonin.

Lojtarët nuk do të jenë deri në fund të sezonit në dispozicion të trajnerit të Tiranës. Po kështu, Tirana do të ketë një shqetësim plus në sfidën me Egnatian. Bëhet fjalë për katër lojtarë titullarë. Ata janë Selmani, Rafael, Meta dhe Prengaj.

Të katër janë me nga 3 kartonë të verdhë dhe nëse ndëshkohen edhe në sfidën me Egnatian, do të plotësojnë numrin 4 të ndëshkimeve. Kjo do të thotë se do të mungojnë në ndeshjen ndaj Bylisit për javën e 31-të.

PANORAMASPORT.AL