Dy dëshirat e Interit, zikaltrit nisin punën për sezonin e ri
Interi ka nisur punën për të ardhmen. Drejtuesit zikaltër janë duke lëvizur me shpejtësi për të arritur marrëveshjen me disa futbollistë për të forcuar organikën në dispozicion të Simone Inzagit. Dy janë emrat konkretë: Luis Henrike dhe Koni de Vinter.

Për të parin thuajse gjithçka është e kryer. Lojtari dhe Interi kanë arritur marrëveshjen, ndërsa tani duhet të bindet vetëm klubi i Marsejës. Francezët nuk lëvizin nga shifra për të kërkuar 30 milionë euro, ndërsa zikaltrit nuk shkojmë më shumë sesa 25 milionë.
Nisur nga dëshira e lojtarit dhe nga marrëdhëniet mes dy klubeve gjithçka mund të konsiderohet e kryer dhe lojtari do të jetë pjesë e klubit për Botërorin e klubeve. Për të ka lëvizur edhe Juventusi, por është shumë vonë sepse zikaltrit kanë avancuar.
Ndërkohë që për Koni de Vinter situata nuk është kaq përpara. Belgu është profili ideal për politikat e klubit, i ri, me prespektivë dhe ka një rrogë jo të lartë. Ai është duke luajtur sezonin e dytë me Xhenoan si titullar në Serinë A. Këta të fundit e blenë për 8 milionë euro nga Juventusi, ndërsa sot ka shumë kërkesa nga Europa.
PANORAMASPORT.AL













