“Duhet të japim zemrën në fushë”, Bordin para Elbasanit: Presioni nuk na vendos në vështirësi, të vetëdijshëm për situatën e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2025 | 11:34

“Duhet të japim zemrën në fushë”, Bordin para Elbasanit: Presioni nuk na vendos në vështirësi, të vetëdijshëm për situatën e Tiranës

 

Tirana ka arritur të grumbullojë vetëm 6 pikë në 8 javë të Superiores, një situatë e vështirë për klubin kryeqytetas që në nisje kishte synime të mëdha. Në prag të sfidës së nesërme me Elbasanin, trajneri i bardhebluve, Roberto Bordin doli në konferencën e zakonshme për mediat.-900-0-1757677476xscreenshot-1-photoroom-531“Ka një rritje përsa i përket pjesës fizike që është e rëndësishme, qëkur kam ardhur kam ndërhyrë edhe në pjesën taktike se i kam parë vetëm nga videot dhe nuk i njihja. Flas vetëm për pjesën qëkur kam ardhur unë mendoj se jemi përmirësuar shumë qëkur kam ardhur, por është një moment që asgjë nuk vlen përveç pikëve.

Kundër Vllaznisë bëmë një ndeshje të mirë, gabuam kur pësuam dy gola dhe më pas ishim në superiritet numerik por na e bënë të vështirë pasi u mbyllën shumë. Është për të ardhur keq se në pjesën e parë patëm 4-5 raste shumë të mira për të shënuar edhe normalisht do ishte gjë e mirë nëse do të kishte ndodhur. Siç e ka thënë dhe presidenti ynë, duhet të vendosim zemrën në fushë, jemi investuar për të qenë lart në renditje, do të jetë një përballje e rëndësishme me Elbasanin.

Në futboll faji nuk ështëi ndividual fitojmë ose humbim të gjithë, goli i parë i Vllaznisë ishte i paparashikueshëm, iu ngriti moralin dhe ne na demoralizoi, Patëm raste në pjesën e dytë dhe duhet të kishim shënuar golin e dytë, në pjesën e dytë nuk mund të bënim gjë. Boris nuk mund ti shënonte përballë portierit se do të hapnim ndeshjen. Janë ndryshuar shumë lojtarë, ka pasur shumë hyrje dalje, 6 lojtarë të ndryshuar, Elbasani dhe sapo u fut në Superiore ishte deri në fund për në katërshe dhe Elbasani ka kualitete dhe një skuadër të fortë.

Unë them që skuadra është rritur që nga momnenti që unë kam ardhur, ka raste që luan shumë mirë si me Dinamon por nuk merr pikë, kemi edhe ndeshje direkte pas Elbasanit që kanë pothuajse pikë të njëjta me ne dhe duhet ti shfrytëzojmë për tu ngjitur. Kjo është një skuadër shumë e mirë qëkur kam ardhur dhe duhet të punojmë shumë fort deri kur të vijë janari mundohem të korrigjoj gjërat që nuk shkojnë, e rëndësishme është që deri në janar të bëjmë sa më mirë, jam i lumtur me lojtarët që kam.

Përveç Rafës që nuk është rikuperuar 100%, nuk është se kjemi ndonjë problem madhor dhe do të jenë të gatshëm. Presionet janë normale, por nuk na vendosin në vështirësi, jemi të vetëdijshëm për situatën e vështirë që po kalojmë”, deklaroi ai.

PANORAMASPORT.AL