Dueli direkt për një vend në katërshe, Ze Gomesh mban në ankth stafin e Elbasanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2025 | 16:21

Dueli direkt për një vend në katërshe, Ze Gomesh mban në ankth stafin e Elbasanit

Me Dinamon verdheblutë kanë histori të hidhur, sepse janë mundur në të dyja ndeshjet e fazave të para. Më e dhimbshmja ishte ajo e fazës së dytë, me shifrat 0-5.

ze gomesh

Elbasanasit shpresojnë të bëjnë kthesën këtë të diel, pasi vijnë me moralin e duhur dhe luajnë në shtëpinë e tyre, edhe pse quhet ndeshje transferte. Trajneri Ivan Gvozdenoviç është në ankth për situatën e disa lojtarëve që kanë probleme dëmtimesh.

E sigurt është mungesa e Emiljano Mustës, i cili ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë dhe është i skualifikuar. Ze Gomesh, Lajthia dhe Gjoni janë të dëmtuar dhe mbetet për t’u parë, nëse ndonjëri prej tyre mund të rikthehet për ndeshjen e kësaj jave, apo jo.

PANORAMASPORT.AL