Postuar: Qershor 29, 2025 | 8:15
Duel me rumunët, Egnatia zhvillon sot miqësoren e tretë
Dy miqësore ka luajtur deri tani Egnatia në fazën përgatitore në Bullgari. Të parën barazoi 2-2 me Iberian, ndërsa të martën fituan 2-0 ndaj CSKA 1948.
Për të plotësuar kalendarin e përgatitjeve, Egnatia ka planifikuar edhe një tjetër miqësore që pritet të zhvillohet sot me skuadrën Farul Costanca të Rumanisë. Kjo sfidë do t’i shërbejë stafit teknik për të testuar më tej gjendjen fizike të lojtarëve dhe harmonizimin e skuadrës.
PANORAMASPORT.AL













