Drejtori Klejdi Zenelaj, njeriu në hije pas suksesit të Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2025 | 16:42

Drejtori Klejdi Zenelaj, njeriu në hije pas suksesit të Egnatias

Klejdi Zenelaj është një nga figurat kyçe pas suksesit të madh të Egnatias në tri sezonet e fundit. Në rolin e drejtorit sportiv që nga viti 2022, ai ka qenë pjesë e një prej periudhave më të lavdishme në historinë e klubit nga Rrogozhina.

bandicam 2025-05-14 16-41-30-985

Nën menaxhimin e tij dhe të stafit drejtues, Egnatia ka arritur të fitojë dy Kupa të Shqipërisë, një Superkupë dhe së fundmi, të mbrojë titullin kampion për të dytin vit radhazi, një arritje që nuk ishte përsëritur prej vitesh. Kjo e bën klubin rrogozhinas emrin më të lakuar në futbollin shqiptar sot. Zenelaj, i njohur për stilin e tij të tërhequr dhe fjalëpak përpara mediave, nuk ka qëndruar krejtësisht në heshtje pas suksesit.

Në një postim në rrjetet sociale, ai ka ndarë një mesazh që përmbledh qasjen e tij ndaj punës dhe vizionit për të ardhmen: “Duke lënë një trashëgimi që do të inspirojë të tjerët të ëndërrojnë më shumë, të bëjnë më shumë dhe të arrijnë më tepër”, shkruan drejtori sportiv i kampionëve të Shqipërisë.

Me këtë sukses, Egnatia do të përfaqësojë Shqipërinë në kualifikueset e Ligës së Kampioneve, duke hapur një faqe të re për klubin jo vetëm në arenën vendëse, por edhe në atë ndërkombëtare. Këtë verë, rrogozhinasit kanë synim që të shkojnë shumë larg në turet kualifikuese, dhe pse jo të provojnë shijen e grupeve.

PANORAMASPORT.AL