Dopieta kundër Tiranës solli fitoren, Balaj merr për dore shkodranët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2025 | 22:01

Dopieta kundër Tiranës solli fitoren, Balaj merr për dore shkodranët

U rikthye të jetë protagonist një ditë para ditëlindjes së tij të 34-ët, duke shënuar 2 gola ndaj Tiranës në klasike. Fjala është për Bekim Balajn, që ishte vendimtar me dy golat e tij në fitoren 2-1 të kuqebluve në javën e 20-të të Superiores.

vllaznia

Në këtë mënyrë shtatlarti i dha fund “thatësisë” në kampionat, ku nuk shënonte prej 630 minutash radhazi. Pra kishte 7 ndeshje në kampionat që ish-sulmuesi i kombëtares nuk shënonte. Si çdo herë në ndeshjet ndaj kryeqytetasve, Balaj “ndizet” zjarr. Me sulmuesin, që me dopietën e radhës ndaj bardhebluve shkon në 3 të tilla në këtë edicion.

Dhe për ironi të fatit të 3 dopietat e shkodranit kanë ardhur këtë sezon në ndeshjet ndaj Tiranës. Me sulmuesin që tashmë ngjitet në kuotën e 10 golave në kampionat, duke marrë komandën e golashënuesve. Dhe nga 10 rrjetat e gjetura deri më tani, Balaj i ka shënuar 6 herë Tiranës, duke gjetur golin në 60% të rasteve ndaj bardhebluve.

Patjetër rikthimi te goli i sulmuesit kryesor të ekipit “ngroh” te Vllaznia. Që te Balaj shikon jo vetëm golashënuesin, por edhe liderin që mund t’i udhëheqë drejt titullit kampion.\

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"