Donadoni shpjegon krizën e Milanit: Konseisao nuk e kishte të lehtë me një ekip të formuar
Roberto Donadoni, ish-i i Milanit dhe Bolonjës ka folur për “Gazzeta Dello Sport”, duke analizuar sfidat që i presin të dyja skuadrat, si në kampionat, ashtu edhe në finalen e Kupës së Italisë. Ai thotë se sfida e sotme vlen shumë pak për Milanin.

“Bolonjës i duhen pikë për të shkuar në Champions, ndërsa Milani nuk ka shumë interes. Megjithatë, askush nuk do të donte ta humbte një ndeshje përpara finales së Kupës me të njëjtin rival. Milani ka për detyrë që të konfirmojë momentin pozitiv që po kalon.
Konseisao? Nuk është aspak e lehtë që të marrësh një skuadër, e cila është formuar dhe e ka nisur kampionatin. Nuk ke shumë kohë për të njohur grupin, për të punuar dhe për të përçuar idetë e tua në skuadër.
Por, është trajner i zoti dhe ka arritur që ta ringrejë Milanin. Sigurisht që sezoni nuk është aspak pozitiv”, ka thënë Donadoni.
PANORAMASPORT.AL













