Postuar: Dhjetor 3, 2025 | 13:00
Doli me barelë dhe duart në kokë, Dinamo Zagreb konfirmon gjendjen e Arbër Hoxhës
Arbër Hoxha i trembi të gjithë në ndeshjen e fundit, që Dinamo Zagreb luajti në transfertën e Goricës. Sulmuesi i Kombëtares la fushën e blertë në minutën e 88-të, ndërsa reklamoi një dëmtim të rëndë pasi u nevojit ndihma e barelës.

Dinamo Zagreb ka kryer dje testet mjekësore, për të konfirmuar se Hoxha nuk vuan nga asgjë serioze. Madje më 6 dhjetor ndaj Hajduk Split, pritet sërish në fushë.
Ky duel është edhe më i rëndësishmi. Dinamo Zagreb numëron aktualisht 1 pikë më tepër se Hajduk Split, për këtë në shtëpi do kërkohet maksimumi.
Lexo edhe: VIDEO/ E ka fajin gjyqtari! Dëmtim absurd i yllit të Kombëtares, del duke qarë me barelë
PANORAMASPORT.AL













