Dinamo nuk ka kohë, nesër zbret në fushë për ndeshjen me Vllazninë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2026 | 14:17

Dinamo nuk ka kohë, nesër zbret në fushë për ndeshjen me Vllazninë

Dinamo arriti të fitonte për herë të dytë radhazi Kupën e Shqipërisë duke mundur Egnatian me rezultatin 3-2. Megjithatë, kryeqytetasit nuk kanë shumë kohë për të festuar duke qenë se menjëherë do të nisin nga puna për sfidën e nesërme ndaj Vllaznisë.dinamoTë besuarit e Dajës do të përballen me shkodranët këtë herë në “Final 4”, sfidë kjo e cila do të jetë e shtata për këtë sezon futbollistik. 4 herë skuadrat janë përballur në kampionat, ndërkohë që dy herë të tjera janë përballur në Kupën e Shqipërisë, aty ku kryeqytetasit arritën të kualifikohen në finale dhe fituan edhe trofeun 2 ditë më parë. Blutë e Dajës duhet të fitojnë të tria ndeshjet dhe të shpresojnë në disa kombinime rezultatesh për të provuar titullin kampion që praktikisht, duket një mision i pamundur të paktën për këtë sezon futbollistik.

Pas “Final 4”, Dinamo do të ketë sërish pak ditë pushimi e më pas do të nisë përgatitjet për rrugëtimin në Ligën e Konferencës, për herë të dytë radhazi edhe aty pasi sezonin e shkuar arriti deri në “play off ”.

PANORAMASPORT.AL