Dinamo mori vetëm 1 pikë, Bruno Dita për stadiumin “Elbasan Arena”: Fusha nuk ishte në gjendjen më të mirë
Bruno Dita foli pas ndeshjes që Dinamo barazoi pa gola ndaj Teutës. Sfida u luajt në stadiumin “Elbasan Arena”.

“Kam bërë edhe ndeshje të tjera më të mira, por besoj ajo ndryshoi, kur dolëm me 10 veta. Dhashë diçka më shumë nga vetja.
Nuk është vetëm mbrojtja e Dinamos, është gjithë ekipi që mbrojmë dhe sulmojmë. Kemi bërë mirë, kemi më duket pesë ndeshje pa pësuar, shpresojmë të vazhdojmë më gjatë. Nga krahu tjetër edhe të shënojmë, fitojmë.
Ndihem mirë, ka cilësi shumë dhe eksperiencë. Ndihem shumë mirë me Andren, ashtu si edhe me Naserin. Po bëjmë punën tonë. Nuk ka dallim mes Naserit dhe Andres, janë të dy njësoj.
I mërzitur? Jo, i lodhur. Nuk ishim entuziast se mendoj bëmë diçka më shumë se Teuta dhe meritonim fitoren. Gjithsesi futbolli kështu e ka.
Ka pasur momente që edhe kam dal përpara. Mendoj edhe fusha nuk ishte në gjendjen më të mirë sot, pastaj mbrojtësi duhet të luajë sa më thjesht, nuk duhet të rrezikojë sepse kur vrapon aty, kur gabon aty shkon gabimi te porta. Mesfushori më ndryshe”, u shpreh Dita për “RTSH”.
PANORAMASPORT.AL













