Dinamo duhet të shmang kartonët, dy protagonistë rrezikojnë
Dinamo do të përballet me Vllazninë në kuadër të javës së 20 të Superiores. Blutë do të jenë me mungesa të shumta në Durrës për shkak të dëmtimeve, ndërkohë që ende nuk ka pasur ndërhyrje në merkato për të plotësuar vendet vakante.
Veç largimeve të janarit që ishin dy, me Jonuzin e Karambën, Dinamo duhet të bëjë edhe pa 3 lojtarë të tjerë në Durrës. Ndërkohë, bilanci mund edhe të shtohet për ndeshjen e radhës duke ditur se tre lojtarë të Dinamos janë me nga 3 kartonë dhe në rast se ndëshkohen me të verdhë ndaj Teutës, do të jenë jashtë për sfidën e radhës ndaj Vllaznisë. Bernard Berisha, Eridon Qardaku dhe Bakari Gudiabi janë në kuotën e 3 kartonëve të verdhë dhe njëkohësisht janë tre nga lojtarët më të rëndësishëm për skuadrën e Dinamos duke qenë disa herë titullarë e protagonistë këtë sezon.
Të tre lojtarët duhet të jenë të kujdesshëm dhe të ruajnë ndëshkimet ndoshta për një moment tjetër, kur të ketë afrime nga merkatoja apo edhe të jenë rikthyer lojtarët e dëmtuar. Dinamo e këtij sezoni, ka qenë një nga skuadrat që e nisi me shumë kartonë të kuq kampionatit por me kalimin e javëve gjërat ndryshuan dhe aktualisht është nga skuadrat më pak të ndëshkuara në kampionat. I vetmi lojtar që ka munguar për shkak se ka plotësuar numrin e kartonëve deri më tani, ka qenë mesfushori Klevi Qefalija i cili e ka shlyer dënimin para Vitit të Ri dhe është i gatshëm për trajnerin Daja.
PANORASPORT.AL













