Dinamo do ta nisë nga zeroja Europën, Egnatia më e fituara. Ja sa marrin skuadrat shqiptare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2025 | 23:36

Dinamo do ta nisë nga zeroja Europën, Egnatia më e fituara. Ja sa marrin skuadrat shqiptare

Dinamo do ta nisë nga zeroja Europën. Pas 14 vitesh, skuadra fituese e Kupës së Shqipërisë, do të jetë e gjashta nga fundi në vazon e dobët të Ligës së Konferencës. Blutë kanë koeficient 1.575 dhe nuk shkojnë dot më lart, çka do të thotë se kundërshtarë do të kenë ekipe të forta, duke përfshirë edhe ato kosovare. Për të kaluar turin, Dinamo duhet të bëjë një heroizëm.

Superiore

Egnatia është kampionia e Shqipërisë dhe, përveç titullit, është ajo që do të marrë edhe “thesarin” nga Europa. Skuadra kampione ka të sigurta 1.11 milionë euro vetëm nga UEFA. Në këtë shifër do të konsideroheshin shpërblimet për pjesëmarrjen në Champions dhe eliminimi në raundin e parë, si dhe pjesëmarrja në Ligën e Konferencës dhe të luajturit në raundin e dytë.

fshf arketimet

Në rast kualifikimi në grupe, objektivi i madh i drejtuesve, shifrat do t’i kalonin 3 milionë eurot. Me triumfin në “Final 4”, Egnatia siguroi edhe 100 mijë euro nga FSHF-ja si kampione e Shqipërisë. Sakaq, Vllaznia, Partizani dhe Dinamo do të përfaqësohen në Ligën e Konferencës, ku fitimet janë ndjeshëm më të ulëta. Ata kanë të sigurta vetëm 325 mijë euro, teksa kjo shifër rritet ndjeshëm në rast se kalohen turet.

PANORAMASPORT.AL