Dikur ishte lider te Partizani dhe Tirana, pas përjashtimit për sherrin në Superiore ka mbetur pa ekip

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 7, 2026 | 23:43

Dikur ishte lider te Partizani dhe Tirana, pas përjashtimit për sherrin në Superiore ka mbetur pa ekip

Idriz Batha është një nga emrat, që akoma nuk ka gjetur ekip. Mesfushori që dikur ishte lider me Partizanin dhe Tiranën, u përjashtua nga Flamurtari në dhjetor pas sherrit me Kristian Nunjez. Më parë këtë sezon rikuperohej nga një dëmtim i rëndë.

Screenshot 2026-03-07 134302

Për Bathën akoma nuk ka një ekip të ri. Këtë sezon në Superiore ka provuar vetëm stolin, pa fituar minuta.

33-vjeçari u kthye në Shqipëri në janarin e vitit 2024, për të kontribuar te Flamurtari. Aty ku fitoi shirtin e kapitenit në Kategorinë e Parë. Tashmë mbetet për t’u parë cila do të jetë aventura e re për të.

PANORAMASPORT.AL