Dikur dy klubet e kryeqytetit të Shqipërisë i bëheshin makth, modestët e Europës janë tashmë surpriza e madhe
Hamrun Spartans mposhti dje Linkoln Red Imps me rezultatin 3-1. Për maltezët ishte mbrëmje historike, pasi për herë të parë provuan shijen e fitores në Ligën e Konferencës.

Të ndihmuar edhe nga kartoni i kuq i miqve që kaluan të parë në avantazh, Hamrun ia doli të reagojë duke përmbysur shifrat në pjesën e dytë. Pas katër raundesh në Ligën e Konferencës, regjistruan edhe pikët e para.
Linkold Red Imps humbi shansin e artë për t’i shkruar pranë kualifikimit më tej. Kështu skuadra e Gjibraltarit mbetet në kuotën e 4 pikëve.
Hamrun ndërkohë nuk është emër i panjohur për klubet shqiptare. Para viteve 2000, Dinamo dhe Tirana i ktheheshin në makth, ndërsa luheshin sfidat e raundeve të para kualifikuese.
Fillimisht ishte Dinamo, që në vitin 1985 e eliminonte në Ligën e Europës së asokohe. Dinamovitët fitonin 1 me 0 në shtëpi, ndërsa barazonin në transfertën malteze.
Tirana ndërkohë luante në kualifikueset e Ligës së Kampioneve të vitit 1988. Bardheblutë dilnin me humbje 2 me 1 nga Malta, megjithatë i kaloi më tej fitorja 2 me 0 në Shqipëri.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL













