Dhjetë afrime për dy javë, Luftëtari premton elitën
Luftëtari pas dy ditëve pushim rinisi dje përgatitjet nën drejtimin e stafit teknik me në krye trajnerin Mustafa Hysi. Kështu, bluzinjtë futen në javën e tretë të përgatitjeve, të cilat priten të kenë marsh tjetër, ndryshe nga ai i dy javëve të para.
Përpos dhjetë afrimeve, pjesë e Luftëtarit për sezonin e ri do të mbetet edhe Ervis Çaço, që luajti për bluzinjtë kampionatin e kaluar. Rinovimin me Luftëtarin mesfushori e sheh si një detyrim më shumë për besimin e fituar nga trajneri Hysi.
“Të luash për Luftëtarin është një eksperiencë e bukur. Por, të mbash me dinjitet këtë fanellë duhet të djersish shumë dhe të punosh me përkushtim. Kemi rrugë të gjatë për të bërë deri në fillim të kampionatit, ndaj dhe duhet të përmirësohemi më shumë. Vetëm punë dhe seriozitet dhe duhet t’ia dalim”, thotë Çaço.
Përgatiti: Tomor Shehu













