Derbi Tirana-Partizani dhe jo vetëm, Superiorja rikthehet në fushë me javën e 15-të

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2025 | 8:18

Derbi Tirana-Partizani dhe jo vetëm, Superiorja rikthehet në fushë me javën e 15-të

Superiorja do të rikthehet sot në fushë me javën e 15-të të saj. Janë programuar dy ndeshje, pikërisht Bylis-Teuta dhe Tirana-Partizani.

Kategoria-Superiore

Gjithçka do të nisë në Ballsh ku ekipet masin forcat prej orës 13:30. Bylisi do kërkojë pikë për mbijetesën, ndërsa Teuta t’i afrohet më tepër kreut.

Më pas vëmendjen do shkojë te derbi i kryeqytetit në stadiumin “Air Albania”. Aty ku prej orës 18:00, Tirana dhe Partizani do të kërkojnë maksimumin e pikëve.

Të kuqve u mungojnë fitorja në këtë takim prej prillit të vitit 2024. Bardheblutë ndërkohë e kanë Partizanin si rival të preferuar, pasi në dy takimet e fundit janë regjistruar fitore 3 me 0.

E diel, 7 dhjetor. Java XV e Superiores

Bylis – Teuta, ora 13:30

Tirana – Partizani, ora 18:00

PANORAMASPORT.AL