Derbi i shumëpritur Partizani-Tirana do të luhet në “Air Albania” të premten në orën 19:00. Klubi i kuq ka nxjerrë në shitje biletat pak minuta më parë. Ato variojnë nga 500 deri në 5000 lekë.
NJOFTIMI I PLOTË
INFORMACION PËR BILETAT

FK PARTIZANI – KF TIRANA

E PREMTE 3 TETOR

19:00

Klubi njofton se biletat e takimit Partizani – Tirana mund ti siguroni fizikisht çdo ditë pranë pikës së biletarisë pranë stadiumit “Selman Stermasi”. Të premten ditën e ndeshjes datë 3 tetor, biletat do të mund ti gjeni edhe pranë stadiumit “Air Albania”.

Biletat në Tribunat Qëndrore:

Sektori: VIP GOLD W104 do të kushtojnë 5 000 Lek

Sektorët: W102, W103, W105, W106 do të kushtojnë 4 000 Lek

Sektorët: W101 , W107 do të kushtojnë 3 000 Lek

Biletat në Tribunën përballë:

Sektorët: E104, E105, E106, kushtojnë 1 500 Lek

Sektorët: E103,E107,E204,E205,E206, E207,E208
E201,E202,E203,E101,E102,E108 do të kushtojnë 1 000 Lek

Biletat në tribunat pas porte:

Sektorët: Nga N201 deri N207 dhe N101 deri N106 do të kushtojnë 500 Lek

Sektorët: Nga S102 deri S205 dhe nga V101 deri V202 do të kushtojnë 500 Lek

Biletat mund ti siguroni edhe online

ky eshte linku i sakte:
PANORAMASPORT.AL