“Derbi i hallexhinjve”/ Ardian Mema sfidon Hygerta Sakon: Do vendosim një bast të dy që fiton… Tirana (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2025 | 23:47

“Derbi i hallexhinjve”/ Ardian Mema sfidon Hygerta Sakon: Do vendosim një bast të dy që fiton… Tirana (VIDEO)

“Derbi i hallexhinjve”, kështu e quajti specialisti i futbollit Nevil Dede në studion e “Rubrikës Sportive”, supersfidën e ditës së premte mes Partizanit dhe Tiranës, që do të zhvillohet prej orës 19:00, në “Air Albania”.

MixCollage-29-Sep-2025-12-18-AM-4374

Gjatë diskutimeve për derbin historik të kryeqytetit që gjithmonë i ka dhënë tonusin futbollit shqiptar, nuk kanë munguar ngacmimet, për sa i përket parashikimit të rezultatit, teksa Ardian Mema, trajneri aktual i Pogradecit, ka sfiduar moderatoren Hygerta Sako, në lidhje me skuadrën fituese të derbit.

“Do vendosim një bast të dy që fiton Tirana”, i drejtohet Mema-Sakos. “Të vendosësh bast me mua?! Vendos me ndonjë tjetër, se unë jam anti-basteve”, u përgjigj moderatorja. (VIDEO)

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL