Postuar: Shkurt 12, 2026 | 23:23
Dëmtimi i rëndë, sulmuesi që Dinamo bleu nga Bylisi ndan rrugët me klubin
Luis Kacorri është aktualisht lojtar i lirë. 27-vjeçar e ka mbyllur në Jordani me Al Husein ku po bënte mjaft mirë.

Kacorri ishte në kuotën e shtatë golave dhe dy asistimeve ne 11 ndeshje kampionatit dhe Champions-it 2 aziatik. Qendërsulmuesi ndërkohë u raportua për një dëmtim të rëndë, pasi ka munguar për shkak të ligamentit krociat.
Në Superiore mbahet mend për eksperiencat me Bylisin dhe Dinamon. Karriera e tij fokusohej në Itali deri në vitin 2022, ndërsa së fundmi provoi eksperiencat në Uzbekistan dhe Jordani.
PANORAMASPORT.AL













