Postuar: Gusht 4, 2015 | 20:40
Delir pas fitores në miqësore
Pogradeci zhvilloi takimin e dytë miqësor dy ditë më parë ndaj Laçit ku fituan 2-1. Në lidhje me situatën në ekip, sulmuesi Ledio Pengu thotë:
“Stërvitja tashmë ka hyrë në një fazë të re, ku pothuajse të gjithë po e ndiejnë veten më të sigurt nga ndeshja në ndeshje. Kështu, në takimin me Laçin vrapuam më shumë, punuam mjaft me topin e pse jo krijuam plot raste. Në ndryshim nga takimi me Elbasanin, kësaj radhe luajtëm më qartë duke guxuar. Por ne jemi me këmbë në tokë dhe duhet të punojmë fort”.
Përgatiti: Pëllumb Starova













