Del Piero paralajmëron Interin për PSG-në: U kualifikua skuadra më e kompletuar, Luis Enrike është… italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2025 | 23:54

Del Piero paralajmëron Interin për PSG-në: U kualifikua skuadra më e kompletuar, Luis Enrike është… italian

Alesandro Del Piero mendon se PSG ka kaluar me meritë përballë Arsenalit, pasi ka qenë skuadra më e kompletuar mes të dyjave. Parisienët do të përballen me Interin në finale dhe ish-futbollisti i njohur i italian, duke folur për “Sky Sport” ka paralajmëruar zikaltrit se kanë një ekip cilësor përballë.

del piero

“U kualifikua skuadra më e kompletuar, e cila ka lojtarë të shkëlqyer në të gjitha repartet. Mesfusha, edhe pse luajti keq sot, ka shumë cilësi dhe personalitet. Ka treguar soliditet në fazën mbrojtëse. Mes të gjithë trajnerëve spanjollë, Luis Enrike është ai më shumë italian…

Donaruma? Ka bërë tre pritje të jashtëzakonshme dhe atë ndaj Odergard duhet të na e shpjegojë si e bëri”, tha duke qeshur ish-sulmuesi i Juventusit.

PANORAMASPORT.AL