Deklarata pro Kosovës, legjenda Hakan Shukur tërbon tifozët turq para sfidës vendimtare

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2026 | 22:17

Deklarata pro Kosovës, legjenda Hakan Shukur tërbon tifozët turq para sfidës vendimtare

Para finales së “play off”-it për Kupën e Botës 2026, ish-sulmuesi i njohur turk Hakan Shukur ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale me deklaratat e tij, ku vlerëson Kosovën dhe shpreh dyshime për shanset e Turqisë.

fdsdsffsdfsdsfdsfdfsd

Kombëtarja e Turqisë do të përballet me Kosovën në finalen e “play off”-it për Botërorin 2026. Ndeshja do të zhvillohet më 31 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe do të drejtohet nga arbitri anglez Majkëll Oliver. Sfida nis në orën 20:45. Nëse Turqia arrin fitore, do të sigurojë pjesëmarrjen në Kupën e Botës pas një mungese 24-vjeçare. Megjithatë, para kësaj përballjeje vendimtare, deklaratat e Shukur kanë tërhequr vëmendje të madhe.

Në një postim në rrjetet sociale, ai është shprehur: “Kosova është vendlindja e babait tim. Rrënjët e mia lidhen me Prishtinën. Sukseset e tyre nuk duhen nënvlerësuar, është një vend plot talente. Kanë një ekip të fortë. Në një grup të vështirë dolën të dytët dhe mund të ishin edhe të parët. Turqia do ta ketë shumë të vështirë”.

Këto deklarata janë interpretuar si një qëndrim i hapur në favor të Kosovës, sidomos në një moment kur Turqia është shumë pranë kualifikimit në Botëror. Reagimet nuk kanë munguar në rrjetet sociale. Sipas mediave turke, shumë përdorues turq kanë kritikuar ashpër qëndrimin e ish-futbollistit, ndërsa kanë bërë thirrje që deklaratat e tij të mos merren në konsideratë. Nga ana tjetër, edhe disa përdorues nga Kosova kanë reaguar ndaj publikimit të këtyre komenteve, duke kërkuar heqjen e tyre.

PANORAMASPORT.AL