DEKLARATA! Mafia italiane planifikoi rrëmbimin e Van Basten te Milani, por Interi u bë shkak për të ndryshuar mendje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2026 | 11:06

DEKLARATA! Mafia italiane planifikoi rrëmbimin e Van Basten te Milani, por Interi u bë shkak për të ndryshuar mendje

Një zbulim tronditës ka dalë në dritë pas më shumë se 30 vitesh. Mafia italiane kishte planifikuar rrëmbimin e legjendës holandeze të Milanit, Marko van Basten.

Screenshot 2026-05-29 110622

Sipas ish-anëtarit të mafias, Xhampaolo Manka, organizata kriminale e drejtuar nga Renato Vallanzasla kishte vëzhguar sulmuesin për muaj të tërë me synimin për të kërkuar shpërblim.

Megjithatë, plani u anulua për një arsye të pazakontë. Vallanzaska ishte tifoz i zjarrtë i Milanit dhe nuk donte të dobësonte skuadrën e tij të zemrës duke favorizuar Interin.

“Ishim shumë pranë njëri-tjetrit dhe Renato ishte një tifoz i zjarrtë i Milanit, siç edhe unë. Më tregoi se kishte në plan të rrëmbente Marko van Basten dhe të kërkonte një shpërblim. Njerëzit e tij po e vëzhgonin lojtarin prej muajsh”, zbuloi Manka në rrëfmin e tij tronditës për “Corriere della Sera” pas kaq kohësh.

PANORAMASPORT.AL