Dajës i plotësohet sulmi dhe Berisha bashkohet me grupin, Dinamo është gati për duelin me Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2025 | 23:17

Dajës i plotësohet sulmi dhe Berisha bashkohet me grupin, Dinamo është gati për duelin me Flamurtarin

Dinamo ka vijuar me përgatitjet për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Flamurtarit. Blutë kanë lënë pas fitoren e madhe ndaj Tiranës dhe tani janë me sytë nga transferta e së hënës, ku natyrisht i pret një sfidë delikate në Vlorë, aty ku synohet që të merret maksimumi për të nisur një vazhdimësi të rezultateve pozitive.dinamoSkuadra ka vijuar stërvitjet në Arbanë dhe për Ilir Dajën, në Vlorë do të ketë forca të shtuara. Sulmuesi i krahut, Bernard Berisha ka lënë pas dëmtimin e pësuar në sfidën ndaj Elbasanit të para pak javëve dhe është kthyer të stërvitet me grupin.

Lojtari nga Kosova është padyshim një vlerë e shtuar në skuadër, duke ditur cilësinë dhe eksperiencën e tij, sidomos në kampionatin shqiptar, të cilin e njeh shumë mirë. Ndërkohë, me grupin janë stërvitur normalisht edhe Klevi Qefalija e Bruno Dita të cilët kanë lënë pas dëmtimet e pësuara në ditët e fundit dhe do të jenë të gatshëm për transfertën ndaj Flamurtarit.

E vetmja mungesë e konfirmuar për Dinamon, mbetet ajo e Alijit i cili është operuar për pubalgjinë dhe pritet të rinisë rikuperimin ditët në vijim.

PANORAMASPORT.AL