ÇUDIA/ Merr me vete edhe ekipin kampion, Tirana U-19 bie zyrtarisht në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2025 | 22:25

ÇUDIA/ Merr me vete edhe ekipin kampion, Tirana U-19 bie zyrtarisht në Kategorinë e Parë

Superiorja U-19 ka mbyllur edicionin 2024/25. Tirana është skuadra që bie zyrtarisht në Kategorinë e Parë, pasi e mbylli si vend i fundit.

WhatsApp Image 2025-05-04 at 12.22.00

Skuadra U-19 e drejtuar nga trajneri Gazmend Xhepa, priste rezultatet e djeshme në fundin e fazës “play-out”. Elbasani mposhti Dinamon(3-1), ndërsa Teuta triumfoi përballë Laçit(4-1).

Durrsakët u renditën të parafundit. Kështu janë ata që do të luajnë një finale “play-out” përballë ekipit që e mbylli i dyti në Kategorinë e Parë.WhatsApp Image 2025-05-04 at 12.21.40Tirana U-19 i ka prishur punë edhe ekipit U-13. Sipas rregullores së FSHF-së, në kampionatin U-13 bien dhe ngjiten ato skuadra që bien dhe ngjiten në Superioren U-19.
WhatsApp Image 2025-05-04 at 12.21.19Ekipi U-13 i Tiranës ndërkohë u shpall kampion në këtë edicion. Bardheblutë e vegjël fituan trofeun pikërisht në prill.

EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL