Çifti më i ri në sport, atletja dhe ish-portieri zyrtarizojnë lidhjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2026 | 20:10

Çifti më i ri në sport, atletja dhe ish-portieri zyrtarizojnë lidhjen

Sporti spanjoll feston lindjen e një tjetër çifti të artë, atletja Fatima Diame dhe ish-portieri Miguel Angel Moya kanë bërë zyrtare lidhjen e tyre në rrjetet sociale.

CIFTI

Me një postim romantik të publikuar në “Instagram”, shoqëruar me mbishkrimin “Të takohesh në momentin e duhur dhe ta shijosh”, kërcimtarja për së gjati nga Valencia, e sapo shpallur dy herë medaliste e bronztë në Kampionatin Botëror “Indoor”, dhe ish-numri një i Atletiko Madridit dhe Real Sociedadit kanë konfirmuar zërat që qarkullonin prej kohësh.

PANORAMASPORT.AL