Postuar: Qershor 17, 2025 | 23:39
CHAMPIONS/ Kanë luajtur në grupet e Europës dhe janë mposhtur nga skuadër shqiptare, njihuni me kundërshtarin e Egnatias
Egnatia do të sfidojë Breidablik në turin e parë kualifikues të Champions. Kampionët e Shqipërisë do ta presin takimin e parë në shtëpi, më 8 ose 9 korrik, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet më 15 ose 16 korrik.

Breidablik u shpall kampion në Islandë. Vlera e tyre në tregun e “transfermarkt” është 4 milionë euro, pra vlerësohen më pak se Egnatia.
Në edicionin e kaluar, rrugëtimi i tyre në Europë përfundoi në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Ishte Drita që i eliminoi pas dy fitoreve.
Suksesi më i madh i Breidablik është arritja në grupet e Ligës së Konferencës. Një rrugëtim ky i suksesshëm në sezonin 2023/24.
PANORAMASPORT.AL













