“Çdo ndeshje është vendimtare në këtë fazë”, kapiteni i Teutës: Bylisi nuk na shqetëson, shohim rrugën tonë
Në prag të një sfide të rëndësishme në kampionat, kapiteni i Teutës, Blerim Kotobelli, analizon përballjen ndaj Bylisit dhe tregon besimin e skuadrës për të marrë maksimumin.

Blerim, si është gjendja e skuadrës para ndeshjes me Bylisin?
Skuadra është në gjendje shumë të mirë. Kemi zhvilluar një javë intensive përgatitjesh dhe djemtë janë të motivuar për këtë ndeshje.
Çfarë kundërshtari prisni të përballni?
Bylisi është një ekip i fortë dhe luftarak, sidomos në fushën e vet. Nuk është aspak një ndeshje e lehtë, por ne kemi objektivat tona dhe do të futemi për rezultat pozitiv.
A është kjo një ndeshje vendimtare për objektivat e sezonit?
Çdo ndeshje në këtë fazë është shumë e rëndësishme. Ne po e marrim hap pas hapi, por sigurisht që pikët janë jetike për pozicionin tonë në renditje.
Ku duhet të përqendrohet Teuta për të marrë maksimumin?
Duhet të jemi të përqendruar gjatë gjithë ndeshjes, të shfrytëzojmë rastet tona dhe të mos bëjmë gabime në mbrojtje. Detajet bëjnë diferencën në këto sfida.
Si kapiten, çfarë roli ndjeni në këto momente?
Përgjegjësia është më e madhe. Mundohem të mbaj skuadrën të bashkuar dhe të jap shembullin në fushë me përkushtim maksimal.
Çfarë rezultati synoni?
Ne futemi gjithmonë për fitore. Respektojmë kundërshtarin, por besojmë te forcat tona dhe do të luftojmë për tre pikët.
ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL













