Cara-Ramadani, Partizani “fërkon” duart për para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2025 | 22:50

Cara-Ramadani, Partizani “fërkon” duart për para

Oleksandrija do ta ketë mjaft të vështirë, që të mbajë në skuadër Tedi Carën. Ish-sulmuesi i Partizanit kërkohet nga disa klube të elitës ukrainase, që janë gati të shpenzojnë shuma të konsiderueshme.MixCollage-29-Jun-2025-08-44-AM-2370“Panorama Sport” ka raportuar më parë se Partizani ruajti përqindje kartoni në rast të shitjes së tij nga Oleksandrija, ndërsa Dinamo Kiev, Polisia Zhitomir dhe Metalist Kharkiv janë raportuar pas tij. LNZ Çerkazi është tjerë emër në Ukrainë, që ka shprehur interes për Carën. Oleksandrija po reziston për momentin, pasi është përpara sfidave në Ligën e Konferencës. Më pas mund të ndodhë transferimi me shifra të konsiderueshme. Shorti nuk u tregua aspak bujar me Oleksandrijën. Ukrainasit, që e nisin si jo favoritë në turin e dytë të Ligës së Konferencës, do të përballen me humbësin nga çifti Aek Larnaka-Partizani i Beogradit.

MESFUSHORI- Ylber Ramadani kërkohet nga AlAin në Emiratet e Bashkuara Arabe. Mesfushori i Kombëtares nuk është bindur nga oferta deri tani, siç tregojnë në Itali, për shkak se më pas do të diskutohej vendi i tij në përfaqësuesen kuqezi. AlAin është i gatshëm të ofrojë 1 milion e 200 mijë euro pagë për Ramadanin. Në anën tjetër duhet të plotësojë edhe kërkesat e Leçes, klub me të cilin 29-vjeçari ka dhe një sezon kontratë.

Në rast se Ramadani do të largohet nga Seria A, Partizani do të përfitojë po ashtu. Të kuqtë përfituan 20 mijë euro, pasi Ramadani iu bashkua Leçes nga Aberden. Kjo, për shkak të shifrës që lidhet me taksën e formimit. Në rast se Ramadani kalon tek Al-Ain, atëherë Partizani do të arkëtojë më tepër.

PANORAMASPORT.AL