Bylisi, në ajër trajneri i sezonit të ri/ Drejtuesit shohin merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2025 | 22:24

Bylisi, në ajër trajneri i sezonit të ri/ Drejtuesit shohin merkaton

Bylisi pritet që këtë verë të jetë një “supermarket” për ekipet e Superiores, por jo vetëm, edhe ato të huaja. Ofori Mcarthy, mbrojtësi që luan edhe si mesfushor dhe që ka bërë mirë në Ballsh vjet, duke marrë shumë minuta me skuadrën e parë pritet që shumë shpejt të firmosi në Spanjë.

6981900409322501173

Por ranë në syrin e shumë ekipeve edhe lojtarë si: Abazaj, Bruno, Peralta, Marku, Përndreca, Përgjoni, Ruçi, Malomo e Kamara. Pra, një bosht te Bylisi në sezonet e fundit dhe që kanë marrë minuta maksimale në sezonin e shkuar. Me sa duket, ballshiotët kërkojnë që të mos i ndahen traditës së viteve të shkuara. Kujtojmë që verën e shkuar Bylisi shiti elementë të spikatur si: Trumci te Shkëndija e Tetovës dhe Xheferson në Portugali, edhe pse skuadra mallakastriote vinte nga kategoria e parë. Ndaj edhe këtë verë ballshiotët kanë më tepër “stof”.

Atë të Superiores, çka mund të bëjë që elementët e dalluar te Bylisi të shiten edhe më shtrenjtë dhe klubi të mbushë arkat e veta në mënyrë që të garantojë edhe financat e sezonit të ardhshëm në elitë. Në fakt, edhe presidenca do të vlerësojë ofertat, sepse edhe nëse shiten emrat e mësipërm, janë gati një të tjerë në skuadër që të mbushë boshllëqet, sepse vjet elementi që luajti me ekipin B dhe U21, ku dhe aty ka disa djem të talentuar dhe që pritet të shpërthejnë, do të kenë hapësirat e duhura dhe në elitë.

Presidenti Besnik Kapllanaj ka menduar edhe për merkaton dhe skuadra pritet që të zgjidhë disa çështje si ajo e pankinës apo edhe afrimet në portë e sulm. Gjithsesi, kjo është periudhë qetësie në kampin mallakastriot, ndërsa në Ballsh e kanë të qartë se Superiorja do të jetë edhe më e vështirë në sezonin e ardhshëm.

ERJON SALIU – PANORAMASPORT.AL