Bylisi me mungesa, por do triumfin e parë për 2026-ën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2026 | 9:48

Bylisi me mungesa, por do triumfin e parë për 2026-ën

Bylisi luan në transfertë me Flamurtarin, pas një disfate të humbur me Tiranën dhe që ka lënë jo pak shije të hidhur.BYLISBylisi do të kërkojë kthesën edhe pse e ka jo të lehtë, duke parë edhe formën e vlonjatëve dhe synimet në kampionat. Ballshiotët kanë qëndruar në grumbullim pas Tiranës dhe në regjim të rreptë, duke e vlerësuar në maksimum sfidën e radhës në Vlorë.

“E TRETA E VËRTETA” – Bylisi luan me Flamurtarin duelin e tretë të sezonit. Në ndeshjen e fazës së parë që u luajt në Ballsh, për shkak të marrëveshjes për stadiumin mes dy klubeve, takimi përfundoi 3-3. Në fazën e dytë, Bylisi bëri një ndeshje mjaft të mirë në Vlorë dhe në fund u mund 1-0. Ballshiotët në ndeshjen e tretë të sezonit do të synojnë dhe kërkojnë fitoren ndaj vlonjatëve. Mallakastriotët kanë fitoren e fundit në Vlorë dy sezone më parë në Kategorinë e Parë, 0-1, kur shënonte Serxhio Emini.

FORMACIONI – Ballshiotët kryen një “test kontrolli” në prag të duelit me skuadrën e Flamurtarit. Për shkak të problemeve nga mungesat e lojtarëve të dëmtuar, trajneri Mirel Josa do të vendosë edhe për lojtarët të cilët do të hedhë në fushë ndaj vlonjatëve nesër. Bruno është në dyshim.fdhghERJON SALIU-PANORAMASPORT.AL