Burreli përmbys Valbonën dhe bëhet gati për duelin e “play off”-it kundër Pogradecit, Farruku shkon në 14 gola
Burreli fiton me përmbysje ndaj Valbonës dhe ruan vendin e katërt, ndërsa Valbona reziston vetëm për një pjesë. Golat shënohen nga Farruku me penallti dhe Rroku për Burrelin në pjesën e dytë, si dhe Balla për Valbonën që realizoi në minutën e 15-të.

Një ndeshje që nis mirë për tropojanët, që përfitojnë nga aktivizimi i disa të rinjëve te Burreli. Në minutën e 15-të, Balla përfiton nga një gabim i mbrojtjes vendase që nuk koordinohet si duhet dhe gjuan saktë duke mposhtur portierin Dreshaj. Burreli has vështirësi në gjetjen e hapësirave në zonën e Valbonës, ndërsa miqtë mbrojnë me fanatizëm golin e shënuar që në minutat e para. Pjesa e dytë nis më e qetë dhe është Burreli që arrin që në zbritjen e parë të rrezikshme fiton një 11-metërsh, pas një rrëmuje në zonën e Valbonës.
Artur ndërhyri në mënyrë të gabuar ndaj Zanit dhe kryesori Bebja akordon penallti për Burrelin. Kapiteni Farruku u tregua saktë nga pika e bardhë, duke barazuar shifrat, gol ky që është i 14-ti sezonal për sulmuesin matjan. Trajneri Bicaj kryen 4 zëvendësime dhe loja merr një ritëm tjetër. Goli i përmbysjes erdhi në minutën e 70-të për Burrelin. Dushkaj lëviz mjaftë mirë nga krahu i djathtë i sulmit dhe më pas kroson në zonë, aty ku Rroku me trehapësh kërcen mbi të gjithë dhe me kokë shënon golin e dytë dhe të përmbysjes për Burrelin. 20 minutat e fundit tropojanët i luajtën me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Islamajt.
Burreli-Valbona 2-1
Golat: Farruku 51(11-m), Rroku 70’ /Balla 15’
Burreli: Dreshaj, Xhakaj, Zani (Sina 58’), Rroku, Paloka, Koka (Osikel 58), Muça (Helio 58’), Murra (Progja 74’), Pasmaçiu, Farruku, Hoti (Dushkaj 58’). (Në dispozicion: Dani, Dedgjonaj, Muriel). Trajner: Ditmar Bicaj
Valbona: Tiago, Lala, Doçi, Artur, Rosaj, Balla, Taka, Uesli, Mateli, Xhabafti (Islamaj 26’), Vidrica. Trajner: Oltijon Kërnaja
Kartonë të verdhë: Osikel 78’, Progja 90+1’/ Mateli 20’, Rosaj 31’, Vidrica 34’, Islamaj 61’, 70’, Kërnaja 76’ (trajneri)
Karton i kuq: Islamaj 70’ (2kv)
Gjyqtarë: S.Bebja, G.Mënaj, K. Shehu (Tiranë)
Delegat: Genc Misha (Tiranë)
Vëzhgues: Dritan Salaj(Shkodër)
F. LAMAJ- PANORAMASPORT.AL













