Burreli hap dyert për lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2015 | 20:42

Burreli hap dyert për lojtarët

BurreliAshtu siç ishte premtuar, ekipi i Burrelit është grumbulluar pasditen e së hënës, ku dhe ka hapur merkaton e verës. Administratori Drilon Skura, bashkë me trajnerin Vladimir Gjoni kanë thirrur lojtarët e sezonit të kaluar për t’iu bashkuar skuadrës dhe për t’i hapur rrugë një objektivi të ëndërruar.

Por, ajo çfarë vihet re këtë vit është kërkesa për futbollistë sa më cilësorë, gjë të cilën stafi teknik e pret në ditët në vijim. Në krye të skuadrës u rikthye si trajner Vladimir Gjoni.

Përgatiti: Dritan Kurti