Broja si shpresë për Bërnlin, goli dhe asisti i fundit vlen sa për… 47 ndeshje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 31, 2025 | 19:03

Broja si shpresë për Bërnlin, goli dhe asisti i fundit vlen sa për… 47 ndeshje

Armando Broja po tregon shenja rikthimi në Premier Ligë. Dje asistoi golin e vetëm për Bërnlin, që u mposht me rezultatin 1 me 3 nga Njukasëll.

bandicam 2025-12-30 20-56-14-327

Fakt interesant është se Broja është u përfshi drejtpërdrejt, pikërisht në dy gola në tri ndeshjet e fundit të Premier Ligë. Janë edhe golat e vetëm, të shënuar nga Bërnli.

Ky është i njëjti kontribut golash, sa në 47 paraqitjet e fundit të tij në Premier Ligë. Bërnli shpreson te mbijetesa.

Rikthimi i Brojës po vjen në momentin e duhur. Ndeshja e radhës do të luhet më 3 janar ndaj Brajton.

PANORAMASPORT.AL