Bordin vijon përgatitjet për të kuqtë, ja strategjia e Tiranës në prag të derbit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2025 | 16:27

Bordin vijon përgatitjet për të kuqtë, ja strategjia e Tiranës në prag të derbit

Trajneri i Tiranës, Roberto Bordin, dje ka vazhduar përgatitjet intensive të skuadrës për sfidën e rëndësishme ndaj Partizanit. Ai ka punuar jo vetëm me ekipin kryesor, por edhe me disa lojtarë të ekipit të dytë, duke vendosur disa rrotacione dhe duke lënë jashtë disa prej titullarëve të zakonshëm, përfshirë edhe Dembelenë.

TIRANA

Kjo tregon se trajneri po mendon jo vetëm për performancën e derbit, por edhe për freskinë fizike të skuadrës. Në portë pritet të startojë Tafas, ndërsa mbrojtja duket e qartë me Haxhiun në të djathtën, Lleshin dhe Valerianos në qendër dhe Verën në të majtë.

Ky formacion i jep skuadrës siguri në mbrojtje, por edhe fleksibilitet për të sulmuar nga krahët. Në mesfushë, Soler, Rafael dhe Patsatsia pritet të jenë të përgjegjshëm për ndarjen e topit dhe lidhjen mes mesfushës dhe sulmit, duke ruajtur kontrollin e lojës dhe duke krijuar hapësira për sulmuesit. Në sulm, Bordin mund të aktivizojë Tabekun, Taren dhe njëri ndër lojtarët Abah ose Fernandez, duke synuar një kombinim të shpejtë të aksioneve dhe goditje nga krahët dhe qendra.

Screenshot 2025-10-02 162549

PANORAMASPORT.AL