Postuar: Nëntor 3, 2025 | 23:10
Biletat e Partizanit në shitje, parashikohet interesi më i ulët për këtë sezon
Partizani do të përballet me Vorën nesër(e martë), prej orës 16:00. Ky takim është i vlefshëm për javën e 10-të të Superiores. Dhe pse Vora konsiderohet ekipi pritës, Partizani do e organizojë këtë takim që në dy fazat e ardhshme do të luhet në Vorë.

Vendim që vjen pasi stadiumi i Vorës nuk është akoma gati. Çmimet kanë mbetur të njëjta nga ndeshjet e kaluara në “Arena e Demave”. Bileta më e lirë mund të sigurohet me 300 lekë të reja dhe ajo më e shtrenjtë në tribunën “VIP” me 3000 lekë.
Për këtë takim të rezervuar më 4 nëntor, pritet edhe interesi më i ulët. Zhgënjimi i tifozëve për gjendjen aktuale është më i madhi i viteve të fundit.
PANORAMASPORT.AL













