Bilanci i dueleve direkte/ Tirana ka dominuar Dinamon që nga viti 1998

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 25, 2025 | 23:15

Bilanci i dueleve direkte/ Tirana ka dominuar Dinamon që nga viti 1998

Rivaliteti mes Tiranës dhe Dinamos është një nga më të vjetrit në futbollin shqiptar, por që nga viti 1998 e deri më sot, bilanci është i njëanshëm. Në 54 përballje, Tirana ka fituar 29 herë, ndërsa Dinamo vetëm 13, me 12 barazime.

dinamo tirana

Bardheblutë kanë shënuar 96 gola e kanë pësuar 67, duke mbajtur një diferencë +29 golash. Në fund të viteve ’90 dhe fillim të viteve 2000, Tirana filloi të krijonte avantazhin ndaj Dinamos. Ky dominim u shënua sidomos në fushën e vet, ku nga 27 ndeshje si pritëse ka arritur 15 fitore dhe vetëm 4 humbje. Me kalimin e kohës, diferenca nuk u ngushtua, përkundrazi, u konsolidua. Blutë kanë pasur momente shkëlqimi të shkurtër, si disa fitore të rëndësishme në shtëpi (9 gjithsej), por këto mbeten episode të izoluara.

Si mysafirë, Dinamo ka arritur vetëm 4 fitore në 27 përballje, shifër që tregon vështirësitë e vazhdueshme përballë bardhebluve. Një element i fortë është se Tirana nuk është mbështetur vetëm te fusha e vet. Në transfertë ka fituar 14 herë, ka barazuar 4 dhe është mundur 9 herë, duke ruajtur një bilanc pozitiv edhe jashtë “shtëpisë”. Ky fakt tregon një dominim konstant, që nuk varet nga terreni apo rrethanat. Bardheblutë shënojnë mesatarisht 1.78 gola për ndeshje kundër Dinamos, ndërsa blutë vetëm 1.24.

PANORAMASPORT.AL