Postuar: Janar 18, 2026 | 10:42
Bilanc i baraspeshuar, njihuni me statistikat e Egnatia-Elbasani
Përballjet mes Egnatias dhe Elbasanit në Superiore kanë prodhuar gjithmonë ndeshje të luftuara dhe të ekuilibruara.
Në gjashtë takimet e fundit direkte, të dyja skuadrat kanë regjistruar nga dy fitore secila, ndërsa dy sfida janë mbyllur në barazim.
Edhe në aspektin e golave, bilanci është identik, me nga 7 gola të shënuar për secilën palë, çka tregon qartë rivalitetin e fortë mes dy ekipeve.
Takimi i fundit, i zhvilluar më 9 nëntor 2025 në Elbasan, u fitua minimalisht nga vendasit me rezultatin 1-0, duke konfirmuar se në këto përballje detajet e vogla shpesh bëjnë diferencën.


PANORAMASPORT.AL













