Besëlidhja mbyll merkaton

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2015 | 17:40

Besëlidhja mbyll merkaton

beslidhja-kamzaSkuadra e Besëlidhjes tashmë po shkon drejt formatimit përfundimtar dhe pritet vetëm firma e futbollistit shkodran Arsen Sykaj, pasi me këtë të fundit është arritur akordi.

Trajneri Kreshnik Krepi tani po punon për evidentimin dhe përzgjedhjen e futbollistëve, të cilët do t’i ketë në planet e tij për të formatuar 11-shen që do të ketë në dispozicion për sezonin e ri. Merkatoja e kësaj vere ka sjellë mjaft futbollistë cilësorë, kryesisht nga Shkodra, ku disa prej tyre kanë qenë pjesë e Vllaznisë si Arenc Dibra, Arsen Hajdari, po ashtu edhe Arsen Sykaj që pritet të vijë. Nga futbollistët e sezonit që shkoi dhe që e ka vendin e sigurt është portieri Ibrahim Bejte.

“Që kur u bëra pjesë e Besëlidhjes besova në ngjitjen e saj në Superiore, pasi i kishte të gjitha mundësitë reale, pavarësisht se nuk ia arritëm në ndeshjen e fundit. Edhe për sezonin e ri kemi po të njëjtin objektiv që është ngjitja në Superiore. Bindjen time për realizimin e synimit ma përforcon edhe emri i trajnerit aktual, Krepi. Po ashtu, si kontingjenti i futbollistëve të mbetur nga sezoni që kaloi, edhe kontingjenti i të ardhurve, po më bindin për të besuar fort në arritjen e objektivit”, përfundon Bejte. Preng Gjikola