Bardheblutë, pa kapitenin Haxhiu ndaj vlonjatëve. Ja formacioni i mundshëm
Tirana luan një tjetër “finale” në kampionat. Përballë Flamurtarit, bardheblutë synojnë të marrin maksimumin në një duel direkt, që mund të ndikojë ndjeshëm në ecurinë e skuadrës.

Trajneri Ardijan Nuhiju ka folur para ndeshjes, duke theksuar përkushtimin e grupit, nevojën për pikë dhe besimin se ekipi është në rritje nga ndeshja në ndeshje. Tekniku bardheblu kërkon që skuadra ta trajtojë këtë takim sikur të jetë i fundit, ndërsa beson se detajet do të bëjnë diferencën përballë një kundërshtari me ide të qarta loje si Flamurtari. Për këtë sfidë, Tirana ka edhe mungesa të rëndësishme.
Kapiteni Rimal Haxhiu do të mungojë për shkak të një frakture në gisht dhe pritet të jetë jashtë fushave për disa javë. Edhe Meta nuk do të jetë në dispozicion për arsye dëmtimi. Në qendër të mbrojtjes do të aktivizohet Lleshi, ndërsa në mesfushë, në vend të Rafaelit të pezulluar, do të luajë Vogli. Blerja e fundit, Anton Kresiç, e nis ndeshjen nga stoli. Trajneri Ardijan Nuhiju ka vendosur që portën ta mbajë Tafas, ndërsa linjat e tjera do të përbëhen nga Vera, Lleshi, Kortez dhe në krahun e majtë me Ndong pranë tyre.
Mysloviç do të rregullojë mesfushën bashkë me Voglin, ndërsa sulmi do të mbulohet nga Tabeku, Ernest dhe Xhixha. Blerja e fundit, Anton Kresiç, do të nisë takimin nga stoli, duke pritur mundësinë për të futur energji të re në lojë. Ky formacion tregon qartë qasjen e Tiranës. Një ekip i mobilizuar dhe i përqendruar për të marrë maksimumin në një ndeshje vendimtare, duke synuar fitoren dhe rikthimin në rrugën e pikëve të plota.
PANORAMASPORT.AL













