Ballkaniku, kuqezinjtë humbasin me Bosnjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2015 | 17:54

Ballkaniku, kuqezinjtë humbasin me Bosnjën

grc-alb_03Kombëtarja shqiptare në volejboll për të rinj ka humbur dje ndaj Bosnjë Hercegovinës me rezultatin e pastër 3-0 në ndeshjen e vlefshme për vendin e pestë në kampionatin ballkanik që po zhvillohet në Ankara të Turqisë. Pas suksesit me Maqedoninë një ditë më parë 3-2, dje kuqezinjtë e drejtuar nga trajnerët Arben Sako dhe Dritan Bardhi e patën të vështirë të shmangnin humbjen.

Një ndeshje e fortë, por që në fund është fituar nga boshnjakët pastër 3-0 (19-25, 20-25, 18-25). Sipas ndihmëstrajnerit të kombëtares, Dritan Bardhi, lojtarët kanë luajtur mirë deri në pikën e tetëmbëdhjetë.

“Më pas janë bërë gabime, të cilat na kanë kushtëzuar në humbjen e ndeshjes, pasi kundërshtari niste të shkëputej pikërisht në pikët e fundit. Ndaj dhe u humb ndeshja”, thekson Bardhi. Ndërkohë sot, në orën 16:00, kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e tyre të fundit, e vlefshme për vendet 6-7, ndërsa do të jenë përballë Maqedonisë. Finalja e kampionatit ballkanik do të jetë Turqi-Serbi.