AXHENDA ZYRTARE/ FSHF ndryshon “Final 4” se nuk e kishte menduar mirë, ja kur dhe ku luhen ndeshjet e fundit që përcaktojnë titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2026 | 22:09

AXHENDA ZYRTARE/ FSHF ndryshon “Final 4” se nuk e kishte menduar mirë, ja kur dhe ku luhen ndeshjet e fundit që përcaktojnë titullin

Rezultatet e javës së dytë të “Final 4” kanë detyruar FSHF-në që të vendosë në zbatim “Planin B” sa i përket zhvillimit të ndeshjeve përmbyllëse të mini-turneut që cakton titullin kampion. Situata i doli plotësisht nga duart institucionit të futbollit që është detyruar të ndryshojë rregulloren e garës me një improvizim.

final-41-685x450

Meqenëse nuk ishte përgatitur për një skenar ku ekipi që e nisi i treti “Final 4” të ishte tashmë kandidati kryesor për titullin, FSHF paralajmëroi ndryshimin e datës dhe orarit të ndeshjes Egnatia-Dinamo, pasi nuk do kishte kuptim që ajo të luhej të premten, ndërsa ndeshja Vllaznia-Elbasani të dielën me një verdikt ndoshta të dhënë plotësisht.

Ndeshja Egnatia-Dinamo, sipas planit të ri të FSHF, do të luhet po të dielën më 31 maj në orën 19:00, por në stadiumin “Elbasan Arena”, teksa ajo mes Vllaznisë dhe Elbasanit vazhdon sipas planit në “Air Albania”. Një improvizim i momentit që tregon edhe një herë se sa qesharake po bëhet vit pas viti skema e “Final 4” me një rregullore që ndryshon sipas qejfit.

PANORAMASPORT.AL