AXHENDA E SUPERIORES/ Java e 34-t luhet e gjitha në një ditë dhe një orë, mësoni përplasjet direkte në krye dhe në fund të tabelës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 7, 2025 | 23:34

AXHENDA E SUPERIORES/ Java e 34-t luhet e gjitha në një ditë dhe një orë, mësoni përplasjet direkte në krye dhe në fund të tabelës

Ndeshjet e javës së 34-t nisin ciklin e sfidave të Kategorisë Superiore të cilat luhen të gjitha në një ditë dhe në një orë për të shmangur akorde e llogari, që gjithsesi duken të paevitueshme në këtë pikë të sezonit.

superiore

Sipas planit të FSHF, të gjitha ndeshjet e javës së 34-t, do të luhen të shtunën në orën 15:30, në sfida që do të kenë përballje direkte mes ekipeve që luftojnë në katërshen e parë, por edhe atyre që luajnë për mbijetesën.

Kështu, Partizani i vendit të katërt pret Egnatian e vendit të parë me objektivin e vetëm të fitores për të ruajtur vendin në katërshe, ndërsa Vllaznia-Dinamo do të jetë një duel direkt për vendin e dytë në klasifikim.

Elbasani do të vazhdojë ndjekjen e vendit në “Final Four” me një duel përballë Bylisit në fushën e vet, ndërsa dy sfidat e tjera janë përballje direkte për mbijetesën.

Teuta do të presë Laçin në Durrës, ndërsa Tirana udhëton drejt Korçës për të luajtur ndaj Skënderbeut vendas. Të gjitha ndeshje të cilat do të japin një tablo pak më të qartë të situatës me të cilën përballen skuadrat në javët e fundit të sezonit.

JAVA 34

12.04.2025, ora 15:30

Partizani-Egnatia

Vllaznia-Dinamo

Elbasani-Bylis

Skënderbeu-Tirana

Teuta-Laçi

PANORAMASPORT.AL