Atanda lë Kombëtaren, u bashkohet fierakëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 5, 2015 | 17:49

Atanda lë Kombëtaren, u bashkohet fierakëve

AtandaAdministratori i klubit fierak, Kamber Memallaj, është shprehur optimist se në ditët në vazhdim skuadra do të plotësohet me lojtarët e duhur.

“Vazhdojmë të jemi në komunikime me disa lojtarë që janë aktivizuar me ekipet e tyre në Superiore, por dhe në të parën. Ndërkohë që një pistë e mundshme janë Kosova, Maqedonia, Serbia apo Mali i Zi. Synimi ynë, mbështetur edhe në platformën e ndërtuar që ndoshta ka ndikuar në vonesën e deritanishme, është afrimi i lojtarëve që t’i shërbejnë ekipit jo vetëm në sezonin e ri, por dhe atij pasardhës. Duket se gjërat janë në rrugë të mbarë dhe besojmë se shumë shpejt skuadra do të kompletohet me lojtarët e duhur”, është shprehur fillimisht administratori Memallaj.

I pyetur për çështjen e vonesës së mbrojtësit nigerian Atanda, që ende nuk është bashkuar me grupin, Memallaj tha: “Është një vonesë e justifikuar. Atandës i është dhënë leje nga klubi pas një kërkese të federatës së vendit të tij, që bënte të ditur grumbullimin e ekipit kombëtar të 23-vjeçarëve. Ne zbatuam një nga pikat e rregullores së UEFA-s dhe FIFAs në këtë drejtim. Më datën 2 gusht, ekipi kombëtar nigerian ka zhvilluar ndeshjen e planifikuar dhe sot ose nesër pritet që Atanda t’i bashkohet ekipit në përgatitjet në kuadër të sezonit të ri. Çdo gjë mund të ndodhë ashtu siç përflitet, por lojtari vazhdon të jetë në kontratë me Apoloninë dhe s’mund të luajë me asnjë ekip tjetër”.

Përgatiti: Mikel Mbriçaj