Asnjë president si Hasanbelliu, mbi 1100 ndeshje me Teutën dhe 26 vite në krye! Shifrat që e vendosën mbi të tjerët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2025 | 20:30

Asnjë president si Hasanbelliu, mbi 1100 ndeshje me Teutën dhe 26 vite në krye! Shifrat që e vendosën mbi të tjerët

Edmond Hasanbelliu dha sot dorëheqjen nga Teuta. Klubi durrsak zyrtarizoi vendimin e presidentit me një deklaratë përmes rrjeteve sociale.

Screenshot 2025-06-16 202501

Hasanbelliu kishte 26 vite në drejtimin e Teutës. Presidenti më jetëgjatë i Superiores numëroi mbi 1100 ndeshje duke qenë mbi të tjerët.

Ishte janari i vitit 1999, kur u emërua si president i Teutës. Nga ajo kohë dhe deri më sot, klubi grumbulloi pjesën më të madhe të trofeve në historinë e tij.

Me Hasanbelliun në krye u fituan tre Kupa, dy Superkupa dhe një titull kampion. Sezoni 2020/21 ishte edhe kulmi si president i Teutës, pasi u fitua trofeu më i rëndësishëm i futbollit në Shqipëri.

Edicioni i fundit ishte po ashtu një mrekulli sepse mes shumë vështirësive u sigurua mbijetesa. Teuta e mbylli në vendin e gjashtë mes dhjetë skuadrave në elitë.

Lexo edhe: Edmond Hasanbelliu jep dorëheqjen nga Teuta, presidenti më jetëgjatë i Superiores: Do të mbaj gjithmonë lidhje të ngushtë

PANORAMAPORT.AL