As River Plejt nuk mposht dot meksikanët, gjigandët argjentinas do luajnë finale me Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2025 | 8:30

As River Plejt nuk mposht dot meksikanët, gjigandët argjentinas do luajnë finale me Interin

Grupi E i Botërorit të Klubeve është kthyer ndër më interesantit e turneut për shkak të skuadrës meksikane të Monterrej. Kjo e fundit, ia ka dalë të sigurojë barazimin e dytë radhazi.

asddsaadsdsadasads

Pasi ka ndalur në shifrat 1-1 Interin, meksikanët ia dolën të barazonin edhe me River Plejt me shifrat 0-0, duke qenë tashmë në kushte të favorshme për të vazhduar më tej rrugëtimin e tyre në turne. Skuadrës së Serxho Ramos i duhet të fitojë ndaj Uraua në ndeshjen e fundit për të qenë thuajse e sigurt për një vend në turin tjetër.

Ndërkohë, River Plejt do të ndeshet me Interin në një finale të mirëfilltë, pasi barazimi mund të mos mjaftojë për të vazhduar më tej, edhe pse të dy këto ekipe kryesojnë grupin përkatës me 4 pikë.

KALENDARI DHE RENDITJET

PANORAMASPORT.AL